
Me gjithëse ka dy rezervuar të mëdhenj, vetëm një pjesë e fshatit Bejn në Bashkinë e Klosit i shfrytëzon për vaditje. Banorët e këtij fshati thonë se të dy këto rezervuare janë të mbushur plot me ujë, por për shkak të mosfunksionimit të kanalit përcjellës, vetëm një pjesë e vogël shfrytëzohen.
Ndonëse jemi në mesin e muajit Korrik, banorët shprehen se kanalet vaditëse nuk janë riparuar e për pasojë, më shumë se gjysma e Bejnit ka mbetur pa vaditur. Bashkim Likmeta shprehet se është rast i rallë që në këtë periudhë, kanalet që përcjellin tek fermerët ujin e këtyre rezervuareve të mos jenë funksional.
Janë dhjetra hektar tokë bujqësore që për shkak të mosfunksionimit të kanalit përcjellës të këtyre dy rezervuareve, që kanë mbetur pa vaditje.