
Dy lagje të fshatit Rripë, në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit, janë ende pa rrugë automobilistike. Lagjet “Alla” e “Barruku” prej vitesh kërkojnë nga pushteti vendor që të kenë një rrugë automobilistike për të shkuar tek banesat e tyre me makinë e minimumi për të dërguar ushqimet apo materialet e tjera të nevojshme. Prej 35 vitesh banorët e këtyre dy lagjeve shpresojnë që tu hapet rruga, por deri tani kjo nuk është bërë e mundur. Banorët thonë se nuk e kanë penguar aspak bashkinë për të hapur rrugën, ku dhe kanë lejuar dëmtimin e tokës bujqësore, vetëm që të hapet rruga për të kaluar automjetet. Kastriot Alla kërkon që Bashkia të përfundojë rrugën që nisi të hapë pak javë më parë dhe të mos e lërë punën përgjysmë, pasi tashmë banorët kanë më shumë nevojë se kurrë për një rrugë automobilistike.
Banorët e lagjeve “Barruku” e “Alla” të fshatit Rripë, në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit, prej vitesh kanë kërkuar hapjen e rrugës, për të cilën kanë zhvilluar edhe disa protesta.