Klos, çmimet e larta, pensionistët mundohen të ndihmojnë pensionin, të rinjtë janë larguar jashtë

0
26

Rritja e çmimeve për shumë produkte e përkthyer në rritje të kostos së jetesës ka vënë në vështirësi edhe shtresën e pensionistëve në vendin tonë. Këta të fundit shprehen se rritja e çmimeve është bërë e papërballueshme dhe se ju duhet që të ulin normën e konsumit. Por pensionistët që jetojnë në zonat rurale, kanë gjetur një tjetër mënyrë për të ndihmuar sadopak ekonominë familjare. Ata dalin në tregun e Klosit dhe shesin ato pak produkte bujqësore që i kanë mbjellë në kopshtin e tyre. Pensionistët ankohen se masa e pensionit është shumë e ulët saqë nuk përballon as ilaçet, ndërsa nuk bëhet fjalë për të përballuar shpenzimet e tjera. Ndonëse të rinjtë janë larguar jashtë vendit, pensionistët kërkojnë që të zhvillohen protesta në mënyrë që të marrë fund rritja e çmimeve.
Kompensimi i qeverisë me 3 mijë lekë të rinj në muaj për pensionistët është një shumë e papërfillshme për ta në krahasim me çmimin e lartë që kanë kapur shumë produkte bazike.