Rekamë

  Vendi ynë është një vend bujqësor, por kjo e fundit po çalon nga viti në vit. Skemat e ndjekura nga qeveritë nuk i kanë motivuar aspak të rinjtë që të ruajnë traditën e mbarshtimit të bagëtisë së imtë. Janë të pakët në numër ata të rinj që në ditët e sotme shkojnë me bagëti, ndërsa i vetmi që po e mban gjallë është brezi i moshuar. Por edhe këta të fundit, shprehen se do të rezistojnë edhe për pak kohë e më pas nuk do të ketë më blektori nëpër fshatra. Nazmi Dukan ga fshati Rripë i Bashkisë Klos, thotë se dikur në këtë fshat ishin të paktën 600 krerë bagëti të imta, e ndërsa sot nuk kanë mbetur më shumë se 40 deri në 50 krerë. Sipas tij, arsyeja mbetet largimi i të rinjëve të cilët nuk gjejnë shpresë për ndërtimin e jetës në fshat.

  Nazmiu nuk është i vemti i këtij mendimi, pasi në të gjithë fshatrat, ata që ruajnë bagëtinë janë përgjithësisht mosha e tretë.

Enver Doçi