Ballina POLITIKE Klos, bashkia shpërndan pako për fëmijët jetim

Klos, bashkia shpërndan pako për fëmijët jetim

0


Në kuadër të festës së ndërrimit të viteve, Bashkia e Klosit ka menduar që të lumturojë sadopak shtresa sociale të ndryshme. Gjatë këtij muaji janë dhuruar pako për fëmijë të kopshteve të kësaj bashkie si dhe për nxënësit më të mirë të arsimit 9-vjeçarë.
Në përmbyllje të muajit Dhjetor dhe vitit 2019, Bashkia e Klosit nëpërmjet zyrës së Shërbimit Social pranë kësaj bashkie, dhuroi pako ushqimore për familjet me fëmijë jetim. Përfaqësues të Bashkisë Klos thanë se ndonëse pakot nuk janë zgjidhja përfundimtare për familjet në nevojë, por qëllimi është të festojnë edhe ata si të tjerët.
Dhurimi i pakove në festat e fundvitit është tashmë një traditë e hershme e pushtetit vendor i cili nëpërmjet tyre synon barazi sociale të paktën në ditët festive.
Po ashtu, shërbimet sociale në Bashki, po nxjerrin në pah rolin e tyre të madh në mbështetje të shtresave të ndryshme në nevojë, për të cilat shpeshherë zhvillohen edhe fushata sensibilizuese.

https://youtu.be/LeHR3nMCBfA
Exit mobile version