Ballina SOCIALE Klos/ Banorët ndërgjegjësohen, rritet kërkesa për vaksinim

Klos/ Banorët ndërgjegjësohen, rritet kërkesa për vaksinim

0

Ndërgjegjësimi qytetar për të marrë vaksinën antiCovid po vijon në rritje. Qytetarët po tregojnë interes të shtuar për tu vaksinuar, me qëllim, thonë ata që t’i mbrojë nga variantet e koronavirusit. Në qendrën e vaksinimit për Bashkinë Klos, qytetarët mbi moshën 18 vjeç që paraqiten për tu vaksinuar shtohen çdo ditë. Infermieri vaksinator pranë kësaj pike, Bashkim Doka thotë se kërkesat për tu vaksinuar në ditët e fundit kanë ardhur në rritje nga të gjitha kategoritë. Sipas Dokës, një numër të madh përbëjnë edhe studentët të cilëve iu është vendosur nga Komiteti i ekspertëve si kusht vaksinimi, për të hyrë në auditore vaksinimi antiCovid.
Në të gjithë Matin numri i qytetarëve të vaksinuar me 1 dhe dy doza, ka shkuar në rreth 16 mijë qytetarë.

Exit mobile version