Rekamë

Mungesa e ujësjellësave në disa fshatra ka bërë që banorët të vazhdojnë të vuajnë për ujë të pijshëm edhe pas 30 viteve demokraci. Në një situatë të tillë janë edhe banorët e lagjes “Kodra e Kukës” në fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit. Këta banorë përdorin burimet natyrale për të siguruar ujë të pijshëm, pasi në gjithë këto vite, askush që jua ka premtuar ndërtimin e një ujësjellësi, nuk e ka mbajtur premtimin. Banorët thonë se gjysma e ditës ju shkon për të mbushur ujë të pijshëm pasi edhe burimet kanë sasi të vogël. Megjithëse në këtë lagje mungon edhe uji vaditës, banorët kërkesë kryesore ndaj autoriteteve vendore e qëndrore, kanë ujin e pijshëm.