Klos, banesa e familjes Çipi vijon të jetë në rrezik nga përmbytja

Klos, banesa e familjes Çipi vijon të jetë në rrezik nga përmbytja

Banesa e familjes Çipi, në fshatin Fullqet të Bashkisë së Klosit, vijon të jetë në rrezik nga vërshimi i ujërave të shiut që mblidhen nga lart dhe kalojnë përmes kanalit vaditës. Kryefamiljari Sami Çipi thotë se ky problem po e ndjek prej një dekade dhe askush nga të zgjedhurit vendor nuk e ka zgjidhur si problematikë. Kryefamiljari shprehet se ka bërë pafund kërkesa ndaj pushtetit vendor, por deri tani problemi i tij nuk ka marrë zgjidhjen e duhur. Sami Çipi thotë se nuk është eleminuar problemi i rrjedhjes së kanalit vaditës edhe pse ai u betonua pak javë më parë. Sipas tij, uji që rrjedh nga kanali vaditës sidomos kur ka reshje shirash mbush katin e parë të banesës, gjë që nuk ndodhte para viteve ‘90-të.

Kryefammiljari Sami Çipi ju bën thirrje edhe njëherë autoriteteve që të ndërhyjnë në rregullimin e kanalit vaditës, në mënyrë që banesa e tij të mos rrezikohet më.