Klos. Ambulanca e Skënderajve, një shembull sesi është abuzuar me investimet

0

Vite më parë në të gjithë vendin pati një bum investimesh sa i përket sistemit parësosr shëndetësor. Shumë qendra Shëndetësore dhe ambulanca u ndërtuan nëpër fshatra për tju ardhur në ndihmë sa më shpejt banorëve. Por këto godina, edhe pse kushtuan miliona lekë nga taksapaguesit shqiptar, sot nuk janë funksionale. E tillë është edhe kjo godinë ambulatore në fshatin Kurdari të Njësisë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit. Skënder Allamani banorë i lagjes Spile të fshatit Skënderaj thotë se godina dikur ishte model dhe të gjithë banorët merrnin shërbimin aty. Por ajo nuk rezistoi gjatë ndaj dhe sot duhet të shkojnë në qendër të fshatit ku shkolla e ciklit të ulët, është adoptuar në ambulancë. Godina e ambulancës sot është e mbytur nga ferrat dhe nuk i shërben askujt. Ndonëse ajo njihet si objekt i Ministrisë së Shëndetësisë, është totalisht jashtë funksionit.