Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri. Në një intervistë për Ora News, Brataj është shprehur se virulenca e virusit është ulur, por shtoi se do ketë rritje të numrit të të infektuarve.

Ai tha se strategjia e hapjes do të sjellë dhe numra të lartë me të infektuar, por shifrat nuk duhet të jenë alarmante pasi sipas tij kjo është një gjë normale.

Në këtë moment nga studimet dhe nga mjekët, virulentët e specialistët, është vënë re që ka rënë virulenca e virusit. Shenjat shfaqen në një formë më të lehtë dhe pa komplikanca. Shfaqja e shenjave në mënyrë jo agresive jo si më parë ka ulur kërkesën për ndihmë mjekësore.

Kjo gjë mund të çojë edhe në rritjen e sëmundjes, por përderisa ka kontroll, kjo gjë është diçka që nuk mund të shmanget. Masa e parë ka qenë izolimi, prandaj nuk mund të kishte një pik, pasi izolimi filloi nga dita e tretë. Tani me hapjen normal që do të ketë një rritje të të infektuarve, por për fat të mirë jemi në një periudhë fundsezoni me temperatura të lart dhe me në ulje të virulencës së virusit”, u shpreh kreu i Urgjencës.

Shifrat e të infektuarve në Shqipëri vijojnë të mbeten të lartë, pasi vetëm sot u shënuan 15 raste të reja.