Klos aksidentohet për vdekje këmbësori në Rrugën e Arbrit

0



Rreth orës 18.50, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, shtetasi P. Ll, 39 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shtetasin B. K., 47 vjeç, (këmbësor), ku për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.


47 vjeçari ishte punonjës i firmës GJOKA dhe punonte magazinier tek tuneli Murrizit.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.