Klos, 4 familjeve ju rrezikuan banesat tju shembeshin nga uji

0
9

4 familje në lagjen “Katuçi” të fshatit Gurrë e Vogël në Bashkinë e Klosit rrezikuan të shembeshin si pasojë e daljes së një përroi nga shtrati.
Bllokimi i tumbinos së përroit në fjalë bëri që uji të vërshonte banesat.
Për të normalizuar situatën u desh ndërhyrja me mjete të rënda që uji të rikthehej në rrjedhën e përroit. Në vendngjarje ishin banorë të zonës, shërbimi zjarrfikës, policia lokale, emergjencat civile në Bashki e drejtues të saj, të cilët pas disa orësh arritën që të shmangnin dëmtmin e banesave të familjeve Katuçi. Fatmirësisht nuk u shënuan probleme pasi familjarët e 4 banesave ishin evakuar fillimisht.