Ballina Qarku Diber KLOS Klos, 2 fshatra në “sherr” me njëra tjetrën për kanalin e ujit...

Klos, 2 fshatra në “sherr” me njëra tjetrën për kanalin e ujit (VIDEO+ INTERVISTA)

0

Banorët e fshatit Skënderaj në Njësinë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit kërkojnë që rruga që i lidh ata me rrugën nacionale të rikthehet në gjendjen e mëparshme. Hapja e këtij kanali në mes të rrugës është bërë nga Bashkia Klos për tju siguruar më shumë ujë vaditës banorëve të fshatit Kujtim. Por kjo është kundërshtuar nga banorët e Skënderajve të cilët shprehen se fshati Kujtim e ka një tub uji për vaditje, e nëse kanë nevojë për më shumë duhet ta marrin si dikur. Nga ana tjetër, ata kërkojnë që nëse bashkia vendos tubacion, të kenë edhe ata mundësi të vaditin, ndryshe, uji duhet të shkojë me kanal tradicional. Vetë banorët e Skënderajve u shprehën se kjo mosmarrëveshje mes dy fshatrave ka lindur prej 3 vitesh. I kontaktuar nga Mat Televizion, Zëvendëskryetari i Bashkisë Klos, Armand Gjini tha se është në dijeni të problemit dhe se me kontaktet e zhvilluara me të dyja palët, do të gjendet një zgjidhje që i shërben të dy fshatrave.

https://www.youtube.com/watch?v=PVv0UQ-frU4
Exit mobile version