Klasat e para mbyllin librin e Abetares me festë

0

Është kthyer tashmë në traditë që përfundimi i librit të parë që mësojnë fëmijët, Abetares, të mbyllet me festë. Këtë kanë bërë edhe nxënësit e klasave të para të shkollës 9-të vjeçare “Ilia Qiqi” të qytetit të Burrelit. Ata festuan përfundimin e këtij libri i cili është hap ii parë i rrugës së gjatë të dijes që i prêt në të ardhmen e tyre. Aktiviteti festiv u mbajt në ambjentet e pallatit të kulturës në Burrel dhe u ndoq nga drejtues të institucioneve arsimore vendore e prindër të fëmijëve.
E pranishme në këtë aktivitet festiv, Drejtoresha e Zyrës Vendore arsimore Mat, Shpresa Tusha, duke uruar fëmijët, kërkoi nga prindërit më shumë bashkëpunim me stafin pedagogjik.
Ndërkohë, Drejtoresha e Shkollës 9 vjeçare “Ilia Qiqi” Burrel, Elvije Sina dhe mësuesja Donika Biba, falenderuan prindërit për bashkëpunimin, duke uruar suksese për fëmijët.
Për të gjithë fëmijët u shpërndanë edhe çertifikata dhënë nga shkolla.