Nxënësit e klasave të para po mbyllin librin e parë shkollor, atë që u hap rrugën e vijimit të arsimit të tyre të mëtejshëm, Abetares. Tashmë është khyer në traditë që përfundimi i këtij libri, nga i cili fëmijët tashmë mësojnë të lexojnë rrjedhshëm, kurorëzohet me festë. Ashtu kanë bërë edhe nxënësit e klasës së parë A në shkollën 9-vjeçare “31 Korriku” të qytetit të Burrelit, me mësuese Rolanda Ruçi e Silvana Pasha. Nxënësit festuan me recitime, këngë e valle përfundimin e këtij libri.
Mësuesja Rolanda Ruçi tha se një mbështetje të madhe kanë dhënë edhe prindërit e nxënësve për mbarëvajtjen e fëmijëve gjatë këtij viti shkollor.
Aktivitetin e përshëndetën edhe Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Mat, Shpresa Tusha dhe Drejtoresha e Shkollës 9-vjeçare “31 Korriku” Burrel, Anila Stafasani:
çertifikata për mbylljen me sukses të librit të Abetares si dhe u zhvilluan lojëra të ndryshme argëtuese.