Ballina POLITIKE Kishte qëndruar deri tani në heshtje/ Kush është deputetja veriore që u...

Kishte qëndruar deri tani në heshtje/ Kush është deputetja veriore që u takua në kafe me Berishën

0

Vijojnë të qartësohen edhe më shumë fraksionet brenda PD, ku një deputete tjetër është shfaqur publikisht në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Bëhet fjalë për deputeten e Durrësit, që përfaqëson Krujën në Kuvend, Merita Bakiu.

Mësohet se Bakiu ka thirrur më Krujë ish kryeministrin së bashku me ish deputetë të këtij qyteti dhe personalitete të njohura.

Në fokus të diskutimit ka qenë situata politike në vend me fokus tek zhvillimet e forta që kanë përfshirë forcën kryesore të opozitës shqiptare.

Postimi i Berishës pas takimit:

Nje kafe dhe bisede me miq, demokrate dhe demokratë te Krujes!

Te dashur miq, sot ne Kruje u takuam per nje kafe dhe bisede te perzemert me demokrate dhe demokratē te Krujes drejtues te deges veprimtare te shquar,  themelues te Partise Demokratike, deputeten e PD Zj Merita Bakiu ish deputete dhe ish drejtues te qeverise vendore, bashkise dhe rrethit Sulejman Xhixha,Ylli Lamaj, Shkelzen Hoxha drejtues te FRPD dhe LDG.

Ne takim u diskutua mbi krizen qe po kalon Partia Demokratike si dhe u shpreh mbeshtetje e forte per Foltoren moton e saj per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rreth 2/3 e delegateve te Kuvendit Kombetar te Krujes kane firmosur formularin me kerkesen per mbledhjen e Kuvendit Kombetar, te tjere vazhdojne te firmosin. Mirenjohje te thelle per demokratet dhe demokratët krutane! Rrofte Kruja.

Exit mobile version