Kisha Ungjillore Burrel, mban Shërbesën e Krishtlindjes
Në ditën Krishtlindjes Kisha Ungjillore Burrel zhvilloi më 25 dhjetor shërbesën e Krishtlindjes. Besimtarët ungjillorë u mblodhën në kishën e qytetit të Burrelit ku ndoqën ritet fetare të shërbesës së ditës së lindjes së Jezu Krishtit. Pas këngëve lutjeve dhe falenderimeve të bëra nga grupi i Kishës, Pastori i Kishës Ungjillore Burrel, Rustem Beqiri teksa solli në memorie ngjarjen e lindjes së Jezu Krishtit, falenderoi gjithë të pranishmit në këtë ditë të veçantë për të gjithë besimtarët ungjillorë.
Mesazhe paqeje e urime për Festën e Krishtlindjes, dhanë edhe Kryetari i Bashkisë Mat, Altin Bojni si dhe të pranishëm të tjerë në shërbesën e Krishtlindjes së mbajtur këtë të enjte.
Pas mbajtjes së Shërbesës, besimtarët ungjillorë ju drejtuan shtëpive të tyre për të shtruar drekën e Krishtlindjes, ashtu siç është tradita në mbarë botën e krishterë.