
Kisha Ungjillore Burrel mbajti këtë të Mërkurë shërbesën e Krishtlindjes. Mes besimtarëve ungjillorë dhe të ftuarve të tjerë, u zhvillua shërbesa për të nderuar dhe festuar ditëlindjen e Jezu Krishtit. Veç historikut të lindjes së Jezu Krishtit, në këtë shërbesë u kënduan edhe këngë falenderuese për Zotin.
Pastori i Kishës Ungjillore Burrel, Rustem Beqiri tha se kjo ditë shërben për bashkim dhe më shumë tolerancë e dashuri ndaj njëri – tjetrit.
I pranishëm në këtë shërbesë të Krishtlindjes, Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se bashkëpunimi mes institucioneve në shërbim të komunitetit do të vijojë. Malaj uroi të gjithë besimtarët ungjillor ditën e lindjes së Jezu Krishtit.
Në fund të shërbesës së Krishtlindjes u shtrua një koktejl ku të pranishmit patën mundësi të shkëmbenin biseda e urime me njëri – tjetrin.