Kisha Orthodokse dënon sulmin në Kishën në Siri: Bashkëjetesa paqësore e popujve dhe feve, rruga e vetme për një të ardhme më të mirë

Kisha Orthodokse dënon sulmin në Kishën në Siri: Bashkëjetesa paqësore e popujve dhe feve, rruga e vetme për një të ardhme më të mirë

Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë ka dënuar ashpër sulmin terrorist të

ndodhur në një kishë ortodokse greke në Damask të Sirisë. “Me dhimbje të thellë u informuam për sulmin terrorist në Kishën e Profetit të

Shenjtë Ilia në Damask, që ndodhi ditën e djeshme gjatë Liturgjisë Hyjnore, ku

dhjetëra besimtarë të pafajshëm humbën jetën ose u plagosën”, thuhet në

deklaratë. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë e dënon këtë akt dhune, aq më tepër që

ndodhi në orarin e shenjtë të lutjes, gjatë Misterit të Falënderimit Hyjnor. Sipas fjalëve të urta të Kryepeshkop tonë të ndjerë Anastas: “Askush nuk ka të

drejtë të përdorë vajin e fesë për të forcuar zjarrin e konflikteve. Feja është

dhuratë hyjnore, e dhënë për të qetësuar zemrat, për të shëruar plagët dhe për

të sjellë më afër individët dhe popujt”. “Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave dhe mbështetjen

tonë për Fortlumturinë e Tij, Patriarkun e Antiokisë, z. Joan dhe për të gjithë

Komunitetin Orthodhoks të Sirisë. Lutemi për prehjen e shpirtrave të viktimave

të pafajshme dhe për shërimin e shpejtë të të plagosurve. Nga Shqipëria, një vend që ka dëshmuar se bashkëjetesa paqësore mes feve nuk

është ëndërr e paarritshme apo utopi, por realitet i gjallë, i bëjmë thirrje të

gjithëve të qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës. Bashkëjetesa paqësore e popujve

dhe feve është rruga e vetme për një të ardhme më të mirë”, thuhet në reagim. (BalkanWeb)