KF Burreli, bashkëpunim me KF Monza të Italisë

Share

  Klubi i Futbollit “Burreli” ka hedhur hapat e parë të një bashkëpunimi me Klubin e Futbollit “Monza” të Italisë. Përfaqësues të ekipit Italian zhvilluan një takim këtë të hënë me Kryetarin e Bashkisë Mat, Agron Malaj dhe Administratorin e Klubit të Futbollit Burreli, Marjan Lleshaj. Dy italianët Simone Tiribocchi (Tiriboki) dhe Mariano Vaccaro (Vakaro), kanë parë gjithë infrastrukturën sportive të Burrelit si dhe kanë ndjekur disa ndeshje të ekipeve të moshave. Kryetari i Bashkisë Mat, njëherësh president i KF Burreli, Agron Malaj tha se bashkëpunimi do të bëhet tek akademia ku do të fokusohet përgatitja e talenteve të reja në sportin e futbollit.

  Për drejtorin e akademisë së Monzës, ish lojtarin e disa ekipeve në Seria A si dhe ish trajner, Simone Tiribocchi (Tiriboki) tha se me profesionalizmin e teknikëve të tyre academia e KF Burreli do të prodhojë talente në futboll.

“Ne do të na pëlqente të krijonim një kurs sëbashku sepse e dim që edhe vendi juaj të mund të përfitonte. Kemi disa persona këtu që na përfaqësojnë dhe ne i besojmë ato. Përveçse teknikët e duhur kemi edhe persona me vlera. Është një hap i mirë për të bërë sëbashku gjëra të mira. Nga ana teknike ne dim se si tju ndihmojmë juve. Duhet të bëjmë binjakëzim kulturash dhe jemi shumë të lumtur që të arrijmë këtë lloj bashkëpunimi. Niveli i skuadrës tuaj është nivel i mirë, por niveli teknik dhe taktik kanë nevojë për përmirësim. Ne i dim këto gjëra sepse me to merremi çdo ditë për t’i përmirësuar. Pra nisim nga një bazë e mirë për të rritur përmirësimet. Ky ishte takimi i parë mes përfaqësuesve të të dyja Klubeve, ndërsa në vazhdim pritet të arrihet edhe marrëveshja përfundimtare e bashkëpunimit

Read more

Local News