Ballina Qarku Diber DIBËR Kf bulqiza zyrtarisht në kategorinë ii-te

Kf bulqiza zyrtarisht në kategorinë ii-te

0
https://www.youtube.com/watch?v=EA476es20lk&feature=youtu.be

Pas një paraqitjeje futbollistike shumë të kënaqshme gjatë vitit që lamë pas, Klub Futboll  Bulqiza për herë të parë pas viteve 90, është ngjitur zyrtarisht në kategorinë e dytë.

Në lidhje me këtë event, Bashkia Bulqizë organizoi një ceremoni të posaçme, ku ndër të tjera u shpërndanë medaljet për lojtarët e skuadrës, një kupë simbolike për Klub Futboll  Bulqiza dhe certifikata mirënjohjeje nga Bashkia për persona që kanë kontribuar në rrugëtimin e suksesshëm të skuadrës.

Në ceremoninë e zhvilluar në mjediset e Bashkisë nën masa të kujdesshme ndaj pandemisë COVID-19, kryebashkiaku Lefter Alla në fjalën e tij renditi edhe arsyet kryesore të mbështetjes që ka treguar pushteti vendor ndaj futbollit bulqizak gjatë vitit të fundit

Në fund të ceremonisë, Kryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak Gëzim Xhafa shpërndanë medaljet për lojtarët e skuadrës, si edhe certifikat e mirënjohjes për personat që kanë kontribuar në ngjitjen e Klub Futboll  Bulqiza në kategorinë e dytë të kampionatit futbollistik shqiptar.

Exit mobile version