Ballina Qarku Diber Këshilli i Qarkut dhe Bashkia Bulqizë, dhurata për fëmijët me aftësi ndryshe

Këshilli i Qarkut dhe Bashkia Bulqizë, dhurata për fëmijët me aftësi ndryshe

0

  Këshilli i Qarkut Dibër në Bashkëpunim me Bashkinë e Bulqizës, ndanë dhurata për fëmijët me aftësi ndryshe në qytetin e Bulqizës. Në një ceremoni festive u bë edhe ndarja e pakove për fëmijët me aftësi ndryshe. Të pranishëm ishin drejtues të këshillit të Qarkut Dibër dhe të Bashkisë së Bulqizës. Kryebashkiaku Lefter Alla tha se kanë qenë donator të ndryshëm të cilët i janë bashkuar nismës së bashkisë dhe këshillit të qarkut duke kontribuar për këto pako. Me këtë rast, Alla uroi gjithë fëmijët festat e fundvitit.

  Ndërkohë, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër, Valentina Haliti tha se është detyrë dhe obligim për të lumturuar fëmijët në festën e ndërrimit të viteve.

  Aktiviteti i ndarjes së dhuratave u organizua nga shërbimi social pranë Bashkisë Bulqizë.

Exit mobile version