Këshilli i Bashkisë Mat zhvillon mbledhjen e radhës

0
6

  Këshilli Bashkiak i Matit zhvilloi këtë të hënë mbledhjen e radhës. Në rendin e ditës ishin plot 12 pika të cilat u shqyrtuan në këtë mbledhje.

  Pas miratimit në parim të rendit të ditës, këshilli i diskutoi ato një e nga një. Fillimisht u diskutua dhe u miratua projekt-vendimi i fondit 6% të ndihmës ekonomike për muajin Janar 2022. Këshilltarët e miratuan këtë pikë me të gjitha votat e anëtarëve të pranishëm në këtë mbledhje. Në pikën e dytë të rendit të ditës ishte projekt-vendimi për ngritjen e komisionit të përhershëm të strehimit në Bashkinë e Matit. Zyra përkatëse bëri sqarimet e nevojshme pas pyetjeve të këshilltarëve. Komisioni i përhershëm do të jetë si pozicion pune pasi emrat mund të ndryshojnë. Pas këtyre diskutimeve, 14 anëtarët e pranishëm e miratuan unanimisht edhe këtë pikë. Në pikën e tretë këshilli miratoi një ndryshim të vendimit 126, datë 17.12.2021, për nievelin e pagave. Në pikën e katërt dhe të pestë, këshilltarët miratuan shtesë në të ardhurat e buxhetit aktual dhe shtesë në buxhetin e vitit 2022, për rikonstruksion të qendrave shëndetësore. P[ikat pasardhëse në rendin e ditës ishin vlerësimi i të ardhurave për projekt-buxhetin afatmesëm 2023 – 2025 dhe dhënie ndihme financiare për dy familje, banesa e të cilave është dëmtuar nga zjarri. Në pikën e 11 të rendit të ditës, këshilli bashkiak, pasi kishin kaluar në filtrin e komisionit të vlerësimit të figurave, miratoi disa tituj nderi, propozuar nga ZVA Mat, për mësues që kanë dhënë kontribut të vyer në arsimin në Mat.