Ballina SOCIALE Këshilli Bashkiak Mat, konsultime me publikun për HEC-et e Frankthit

Këshilli Bashkiak Mat, konsultime me publikun për HEC-et e Frankthit

0

Këshilli i Bashkisë Mat zhvilloi konsultim publik me banorët banorët e fshatrave Frankth, Selixë e Batërr e Madhe që preken nga ndërtimi i HEC-eve në zallin e Frankthit. Kryetarja e Këshillit Bashkiak Elisa Gjasta dhe anëtarët Xhelal Kuka e Jetnor Hoxha u konsultuan dhe morën mendimin e banorëve para se kërkesa e subjektit që kërkojnë të ndërtojë këto HEC-e të futet në rendin e ditës, pasi në mbledhjen e kaluar nuk u miratua. Kryetarja e Këshillit Elisa Gjasta tha se mendimi i banorëve do të jetë bazë për vendimin e këshillit.

 Ndërkohë, banorët e Frankthit dëgjuan përfaqësuesin e firmës, ndërsa më pas shprehën kundërshtinë e tyre në lidhje me ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e zallit të fshatit të tyre.

Më pas përfaqësuesit e këshillit bashkiak Mat zhvilluan konsultime edhe me banorët e fshatit Batërr e Madhe të cilët preken nga ndërtimi i HEC-eve. Banorët treguan kundërshti për projektin pasi sipas tyre i dëmton ato.

Exit mobile version