Këshilli Bashkiak Dibër miraton paketën fiskale dhe nr e përgjithshëm të punonjësve
Këshilli i Bashkisë Dibër zhvilloi të premten mbledhjen e radhës për muajin Dhjetor ku diskutoi 8 pika në rendin e ditës. Pas largimit si Kryetare e Këshillit Bashkiak Dibër të Irini Shehut, këshilltarët kanë zgjedhur për t’i drejtuar këshilltarin socialist Sokol Sava.
Këshilltarët diskutuan dhe i miratuan pikat e rendit të ditës një e nga një, mes tyre edhe numrin e përgjithshëm të punonjësve të Bashkisë Dibër për vitin 2026 si dhe paketën fiskale. Megjithatë, mbledhja e cvila nisi rreth orës 10:00 të paradites së djeshme është mbyllur rreth orës 15:00 pasi u shoqërua me debate të forta nga anëtarët e opozitës.
Këshilltarët e opozitës kërkuan që të rishikohet numri i përgjithshëm i punonjësve të Bashkisë Dibër pasi është mbi numrin e nevojshëm dhe sipas tyre nuk është efektiv si dhe të ulen taksat vendore për familjarët. Megjithatë, kjo pikë e rendit të ditës mori të gjitha votat e nevojshme për ta kthyer në vendim.
Mes pikave të mbledhjes së ditës së djeshme ishte edhe miratimi i projekt-vendimit të fondit 6% të ndihmës ekonomike për muajin Tetor, marrëveshje bashkëpunimi mbi zbatimin e programit për ndërtimin e një banese me kosto të ulët në Bashkinë Dibër, etj.