Këshilli Bashkiak Dibër i jep “ok” krijimit të qyteteve Kastriot e Maqellarë
Këshilli i Bashkisë Dibër ka diskutuar këtë të hënë projekt-ligjin mbi reformën administrative territoriale të propozuar nga Partia Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Në draftin e socialistëve nuk përfshihet riorganizim territorial i bashkisë Dibër, por vetëm krijimi i dy qyteteve të reja veç atij të Peshkopisë.
Në Bashkinë Dibër është propozuar që të jenë 3 qytete, ku veç qytetit të Peshkopisë shtohet edhe qyteti i Kastriotit dhe ai i Maqellarës. Por kryetari i Këshillit Bashkiak Sokol Sava dhe disa anëtarë të tjerë propozuar që statusi “qytet” t’i jepet ose Kalasë së Dodës ose Lurës.
Ndërkohë, Kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu sqaroi kompetencat që do të ketë “qyteti” si njësi administrative brenda bashkisë Dibër.
Pas diskutimeve dhe debateve këshilltarët miratuan me shumicë votash projekt-vendimin që jep dakordësinë për reformën territoriale.