Këshilli i Bashkisë së Bulqizës ka zhvilluar mbledhjen e fundit për këtë vit kalendarik në të cilën miratoi edhe buxhetin e Bashkisë për vitin e ardhshëm. Këshilltarët e miratuan unanimisht projektin e paraqitur nga administrata e Bashkisë Bulqizë pas diskutimeve të zërave të brendshëm buxhetor. Ky buxhet sipas kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla është i ndarë racionalisht për të gjithë sektorët, duke përfshirë arsimin, shëndetësinë, turizmin, infrastrukturën rrugore etj. Po ashtu, sipas Allës, prioritet i këtij buxheti do të jetë edhe shërbimi i menaxhimit të integruar të mbetjeve, shërbim i cili do të shtrihet në të gjitha njësitë administrative.
Po në këtë mbledhje, këshilli bashkiak i Bulqizës miratoi edhe projekt-vendimin e programit buxhetor afatmesëm 2022 – 2024 për Bashkinë Bulqizë.