Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit

Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit

Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit, ku mbahet seanca pmbi kërkesën e tij për lirimin me kusht. Shërbimi i Provës pritet të paraqesë raportin e tij, në bazë të të cilit gjykata do vendosë për pranimin ose rrëzimin e kërkesës. Në seancën e shkuar u paraqit raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier, ku sipas avokatit të Salianjit, Ledio Braho, ka rezultuar pozitiv.