Ballina AKTUALITET Kërcet arma në Mamurras, plagoset babai i të fortit të zonës

Kërcet arma në Mamurras, plagoset babai i të fortit të zonës

0

Mësohet se i plagosur ka mbetur një 65-vjeçar i identifikuar si Myslim Lika, i cili është dërguar me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa zyrtarisht nga Policia thuhet se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se personi që është plagosur rëndë është babai i një prej të dyshuarve për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, konkretisht të shtetasit Ilir Xhepaj, vetëm se ky i fundit ka mbajtur mbiemrin e të ëmës, dhe prandaj ka përplasje identitetesh.

Xhepa së bashku me katër persona të tjerë, të veshur si policë, ekzekutuan me 20 plumba biznesmenët Bujar Hasani (Lika) dhe Paulin Gjergji (Markaj), teksa ata ndodheshin në ambientet e një hoteli pranë Laçit.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 13:25, në Mamurras,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi M.L.,60 vjeç,banues në fshatin Gjorëm,Kurbin i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Exit mobile version