Klubi i Futbollit Burreli distancohet nga çdo akt apo paraakt për dhunë në stadiumin e qytetit të tij. Në lidhje me një pretendim për kërcënim të sulmuesit të Shkumbinit Michael Efio, të bërë në rrjetet sociale nga individë të panjohur, ju garantojmë se Klubi nuk ka e nuk do të ketë asnjë akt të tillë jo vetëm në këtë ndeshje, por në asnjë përballje që do të luhet në stadiumin tonë.

Ne garantojmë çdo ekip e çdo lojtarë që zbret në fushën e Burrelit që do të ketë mikrpitjen më të mirë të mundshme. Do të gjejë një atmosferë paqësore e qytetare.

Ne kemi treguar dhe do të vazhdojmë të tregojmë se në Burrel luhet vetëm futboll dhe asgjë tjetër. Me këtë rast sigurojmë KF SHKUMBININ dhe FSHF se ndeshja do të jetë e qetë e pa asnjë lloj problemi.

KF BURRELI