Data katër qershor 2020, do të mbetet një ditë e rëndësishme për jetën e Klea Hutës dhe partnerit të saj Elgit Dodës. Sot Klea ka sjellë në jetë vogëlushin e saj, dhe pikërisht sot ajo ka treguar emrin që kishin zgjedhur për të.
Përmes një fotoje në Instagram Klea ka treguar se pritjes së ëmbël i paska ardhur fundi, e tashmë ajo mund të mbajë më krahë, Kridin, djalin e saj të porsalindur.
Krid, kështu e kanë quajtur Klea dhe Elgiti djalin e tyre, një emër mjaft i veçantë që siç duket është një bashkim emrash.
Në shkrimin krahas fotos Klea ka shkruar për djalin e saj se e dashuron shumë dhe duke i uruar jetën e gjatë, ndërsa më tej teksa falenderon të gjithë mjekët që e kanë ndihmuar, ajo në fund shkruan dhe një dedikim të ëmbël për Elgitin, shokut të jetës së saj.
“TE DASHUROJME KRID!E pac jeten te gjate e te lumtur o Bir. Sot e tutje ne jetojme per ty 🙏🏻 zot faleminderit Por mbi te gjitha faleminderit ty @elgitdoda dashuria e jetes time, shoku im i jetes, e ardhmja ime, familja ime. Te dua sa sta them me dot me fjale. Faleminderit qe ekziston.”- ka shkruar Klea.