Këngëtari nga Burreli, Elgit Doda bëhet baba për herë të parë

Këngëtari nga Burreli, Elgit Doda bëhet baba për herë të parë

Data katër qershor 2020, do të mbetet një ditë e rëndësishme për jetën e Klea Hutës dhe partnerit të saj Elgit Dodës. Sot Klea ka sjellë në jetë vogëlushin e saj, dhe pikërisht sot ajo ka treguar  emrin që kishin zgjedhur për të.

Përmes  një fotoje në Instagram Klea ka treguar se pritjes së ëmbël i paska ardhur fundi, e tashmë ajo mund të mbajë më krahë, Kridin, djalin e saj të porsalindur.

Postimi i Kleas ne Instagram

Krid, kështu e kanë quajtur Klea dhe Elgiti djalin e tyre, një emër mjaft i veçantë që siç duket është një bashkim emrash.

Në shkrimin krahas fotos Klea ka shkruar për djalin e saj se e dashuron shumë dhe duke i uruar jetën e gjatë, ndërsa më tej teksa falenderon të gjithë mjekët që e kanë ndihmuar, ajo në fund shkruan dhe një dedikim të ëmbël për Elgitin, shokut të jetës së saj.

“TE DASHUROJME KRID!E pac jeten te gjate e te lumtur o Bir. Sot e tutje ne jetojme per ty 🙏🏻 zot faleminderit Por mbi te gjitha faleminderit ty @elgitdoda dashuria e jetes time, shoku im i jetes, e ardhmja ime, familja ime. Te dua sa sta them me dot me fjale. Faleminderit qe ekziston.”- ka shkruar Klea.