Kategoria e Parë shtyhet për javën e ardhshme, nga Burreli ikën edhe Zuna

0

Kampionati i kategorisë së parë në futboll ishte planifikuar që të niste që këtë të shtunë. Por asnjë nga ndeshjet nuk u zhvillua për shkak se Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të shtyhet edhe me një javë. Kështu që vetëm me datë 23 Janar, ekipet e kësaj kategorie do të zbresin në fushën e gjelbërt, ndërsa Burreli do të luajë për herë të parë në këtë vit kalendarik në transfertë, përballë Veleçikut të Koplikut.

Por ndonëse janë të pritje të rifillimit të kampionatit, në radhët e skuadrës së Burrelit është zhvilluar merkatoja e dimrit ku përveç afrimeve, ka patur edhe largime nga ekipi. Pas Denis Dycës, largimi i radhës është ai i mesfushorit të qendrës Imer Zuna. Ai ju bashkua skuadrës së drejtuar nga trajneri Samuel Nikaj në fillim të këtij sezoni, ndërsa ende nuk dihet se për kë do të luajë në pjesën e mbetur të kampionatit.

Dy afrimet e deritanishme mbeten ai i shqiptarit të Malit të Zi Leon Ujkaj dhe i matjanit Arisotel Koleci.