Kaos në Rrugën e Arbrit, 200 makina disa orë të bllokuara! Kompania nuk lejoi lëvizjen e mjeteve: Hapet zyrtarisht më 29 nëntor

0

Qindra makina qëndruan të bllokuara të shtunën në Rrugë të Kombit pasi aksi ishte i bllokuar nga kompania me pretendimin se do të hapej zyrtarisht më 29 nëntor. Zhbllokimi u arrit pesë orë më vonë pasi qytetarët kishin pritur në kushte të vështira të motit 
 

Janë pamjet e më shumë se 200 makinave që u bllokuan një ditë më parë në Qafë Murrizë, në by-passin e Rrugës së Arbrit, aks që lidh lidh Zall-Bastarin në Tiranë me Xibrin në Klos.

Pavarësisht se nga rrjetet sociale kompania që ndërtoi rrugën njoftoi se ajo do të ishte e paaksesueshme deri në datën 29 nëntor, shumë qytetarë nuk kanë qenë në dijeni.  Në datën 23 nëntor kompania “Gjoka Konstruksion” njoftoi në Facebook se nuk do të lejohej lëvizja deri në hapjen zyrtare.

Për disa orë me radhë mjetet qëndruan të bllokuara, ndërsa mbizotëroi kaosi. Mes pasagjerëve ka pasur edhe shumë të mitur. Koha e keqe dhe me reshje të dendura shiu vuri me tej në vështirësi udhëtarët. Në vendngjarje shkoi  edhe policia për të qetësuar situatën. Qarkullimi i mjeteve u rihap vetëm për të shpërndarë radhët e gjata që ishin krijuar për disa orë.