Policia ka parandaluar nje krim brenda familjes ne Troshan te Lezhes ku vellai ka kanosur vëllanë me armë zjarri pas një konflikti për ccëhstje pronësie. Sipas burimeve zyrtare të Policisë, Emiljano Pjetri, 36 vjecc ka shkuar në banesën e të vëllait në Troshan, Kol Pjetri dhe pasi janë konfliktuar ai ka shkuar në banesën e tij ku ka marrë një armë zjarri tip kallashnikov dhe ka qëllua me breshëri në ajër. Kanë qenë familjarët ata që kanë njoftuar policinë për të shmangur krimin brenda familjes. Me shkuarjen në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip kallashnikov me 2 krehëra dhe 354 fishekë luftarakë. Ndërkohë 36 vjeccari ka tentuar të arratiset me motor, por policia ka arritur ta kapë atë në malin e Troshanit. Gjatë arrestimit, autori nuk ka bërë rezistencë, por është munduar të shpejgojë motivin që e shtynë drejt këtij konflikti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtje pa leje”.