“Kanë mbetur edhe 5 kapituj për t’u hapur”, Rama: Urime ekipit negociator dhe të gjithë shqiptarëve

“Kanë mbetur edhe 5 kapituj për t’u hapur”, Rama: Urime ekipit negociator dhe të gjithë shqiptarëve
Shqipëria hapi sot katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos ka deklaruar se mbështet përpjekjet e Shqipërisë që vlerësoi se ka ecur me hapa të shpejtë, ku planifikohet që në 2027 të jetë mbyllur procesi i negociatave. Ndërkohë kryeministri Edi Rama u shpreh se kanë mbetur pa hapur vetëm 5 kapituj, ndërsa ka falënderuar ekipin e BE për ndihmën e dhënë në këtë proces. “Kanë mbetur edhe 5 kapituj për t’u hapur. Urime ekipit negociator dhe të gjithë shqiptarëve. Edhe unë dua të falënderoj ekipin tuaj në Shqipëri që na rri mbi kokë dhe sigurohet që nuk humbim fokusin apo të mendojmë më shumë seç duhet për veten tonë”, tha ai.