Termeti i nëntorit ka prekur edhe shumë familje matjane. Pikërisht këto familje zgjodhi të vizitojë kandidatja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, konkretisht fshatrat Mishtër, Gurrë e madhe, Shulbatër dhe Dom.
Të mbetur prej vitesh me strehë vetë çadrën këta banorë i kërkuan Çupit zgjidhje të problemit të tyre. Ata u shprehën të lodhura nga pritja dy vjeçare për të marrë një sistemim dhe se jetesa në çadër është bërë e pamundur.
Pasi u njoh me problematikat e zonës kandidatja Çupi u premtoi banorëve që zgjidhja do vijë pas zgjedhjeve të 25 Prillit dhe se neglizhenca e qeverisë për këtë zonë është e pajustifikueshme.
Çupi shtoj gjithashtu që me ardhjen në qeveri të opozitës fshati do marrë vëmendjen e duhur, vëmendje e cila sipas kandidates së PD ka munguar në këto 8 vite të drejtuara nga socialistët.
Më poshtë video e takimeve të kandidates Çupi
