Kandidatja e PD Dhurata Çupi viziton familjet e dëmtuara nga tërmeti në fshatrat e Klosit: Investimet për fshatin, prioritet për qeverinë e PD

0

Termeti i nëntorit ka prekur edhe shumë familje matjane. Pikërisht këto familje zgjodhi të vizitojë kandidatja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, konkretisht fshatrat Mishtër, Gurrë e madhe, Shulbatër dhe Dom.

Të mbetur prej vitesh me strehë vetë çadrën këta banorë i kërkuan Çupit zgjidhje të problemit të tyre. Ata u shprehën të lodhura nga pritja dy vjeçare për të marrë një sistemim dhe se jetesa në çadër është bërë e pamundur.

Pasi u njoh me problematikat e zonës kandidatja Çupi u premtoi banorëve që zgjidhja do vijë pas zgjedhjeve të 25 Prillit dhe se neglizhenca e qeverisë për këtë zonë është e pajustifikueshme.

Çupi shtoj gjithashtu që me ardhjen në qeveri të opozitës fshati do marrë vëmendjen e duhur, vëmendje e cila sipas kandidates së PD ka munguar në këto 8 vite të drejtuara nga socialistët.

Më poshtë video e takimeve të kandidates Çupi