Kandidatët e 9 Nëntorit, opozita vendos Eduart Brahilika do të jetë përballë Altin Bojnit

Kandidatët e 9 Nëntorit, opozita vendos Eduart Brahilika do të jetë përballë Altin Bojnit
Pasditen e së martës Partia Socialiste ka zyrtarizuar të gjithë kandidatët e zgjedhjeve të pjesshme të 9 Nëntorit në 6 Bashki të vendit. Drejtuesi politik i Qarkut Dibër, Blendi Klosi prezantoi emrin e Altin Bojnit i cili do të jetë kandidat i mazhorancës në këto zgjedhje të pjesshme. Ndërkohë, pasditen e kësaj të Mërkure edhe fronti opozitar ka zyrtarizuar kandidaturën për zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit në Bashkinë Mat. Avokati Eduart Brahilika do të jetë kandidati për kryetar bashkie ndaj kandidatit socialist Altin Bojni. Brahilika është i diplomuar për drejtësi dhe aktualisht punon si avokat ndërsa më herët ka mbajtur poste të ndryshme në administratën publike si Drejtor i Burgut në Burrel, i Shërbimit të Provës dhe i Zyrës Juridike në Bashkinë Mat në kohën kur pushteti vendor drejtohej nga kryebashkiaku Nezir Rizvani. Me zyrtarizimin e kandidatëve të të dyja forcave më të mëdha politike, mbetet për tu parë nëse do të kandidat nga partitë e tjera opozitare apo kandidat të pavarur. Ndërkohë, projekt-afatet e propozuara nga KQZ përcaktojnë edhe datat kyçe të procesit zgjedhor, 11 tetor është afati i fundit për regjistrimin e partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhje, 16 tetor është afati për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore dhe data 19 tetor është afati për dorëzimin e dokumentacionit të kandidimit për individët që synojnë postin e kryetarit të bashkisë.