KAMPI VEROR PËR FËMIJË “AVENTURAT 2026”
Në qytetin e Burrelit, këtë të mërkurë hapi dyert Kampi veror për fëmijë “Aventurat 2026", i organizuar si çdo vit nga Kisha Ungjillore Burrel. Fëmijë nga mosha 7 deri në 13 vjeç u mblodhën e Kishës për të nisur këtë përvojë unike. Për ta, "Aventurat 2026" nuk është thjesht një kamp, është një hapësirë e sigurt ku të gjithë fëmijët mësojnë vlera që i mbajnë gjithë jetën, si dashuria, respekti, ndershmëria dhe shpresa.
Këto mësime të bukura, të thëna me gjuhën e tyre, alternohen me konkurse zhvillimore dhe logjike që ndezin garën e shëndetshme. Nuk mungojnë për ta as lojërat që u mësojnë punën në grup dhe besimin te njëri-tjetri.
Këtë vit Kampi veror për fëmijë “Aventurat 2026", ka edhe një risi të re, që ishte pjesa e shumëpritur për fëmijët, Pishina, ku do të organizohen lojëra dhe do të përjetohet freskia. Në Kampin "Aventurat", fëmijët do të mësojnë mësojnë se edhe dreka ka shije tjetër kur hahet e ndahet bashkë me të tjerët.
Kampi "Aventurat 2026" vazhdon të jetë i hapur çdo ditë deri më 20 qershor, nga ora 8:30 e mëngjesit deri në 12:15, te Kisha Ungjillore Burrel.