Bashkia e Klosit ka zhvilluar edhe këtë vit kampin veror për fëmijë, ku për një javë fëmijët e këtij qyteti patën mundësinë të ishin pjesë e aktiviteteve edukative, punëve kreative, argëtuese, lojërave e kërcimeve të ndryshme. Java “Summer Camp 2022” u finalizua me zhviollimin e një aktiviteti të madh festiv në qendër të Qytetit Klos këtë fundjavë. E pranishme në këtë akvitet festiv ishte edhe Zëvendëskryetarja e Bashkisë Klos, Adelina Laçi e cila falenderoi fëmijët që janë bërë pjesë e këtij kampi veror.
Po ashtu, aktivitetin e përshëndetën edhe bashkëpunëtor në realizimin e tij.
Ky është viti i dytë që Bashkia Klos në bashkëpunim me partner të tjerë realizojnë kamp veror për fëmijët e këtij qyteti.