Ballina SOCIALE Kam përjetuar urinë, në vitin 1998 erdha te ju pa para në...

Kam përjetuar urinë, në vitin 1998 erdha te ju pa para në xhep”, flet shqiptari në Itali që po ndihmon me bukë familjet në nevojë

0

Një shqiptar në Itali ka dhënë një shembull mjaft pozitiv në këto kohë të vështira, shkaktuar nga koronavirusi.

Shqiptari Edmond Prenga, 39-vjeç, pronar i një furre në Romë, po jep kontributin e tij për më të nevojshmit me një mesazh: “Nëse ju nevojitet, kjo është për ju”.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Romah24”, kushtuar shqiptarit që është vetëofruar me zemër për të ndihmuar familjet që kanë nevojë.

Arsyen e këtij aktit të madh humanizmi na e shpjegon vetë Edmondi:

“Kam perjetuar urinë. Mbërrita në vitin 1998 në Itali pa asnjë para në xhep. Unë këto probleme i njoh mirë. Kështu vendosa të lija jashtë pakot me bukë, duke i varur në ndarëset e trotuarit nga makinat, sepse mendova se njerëzve u vjen turp të kërkojnë për të ngrënë, dhe që do të ishte mirë t’ua lija mënjanë””, ka thënë ai.

22 vite më parë, siç tregon ai, Italia e priti mirë. E ushqeu. Dhe tani, ai dëshiron të përgjigjet:

“U rritëm me mitin e Italisë, që fëmijë në Shqipëri ëndërronim të vinim këtu. Marrëdhënia me ju italianët është e fortë”, thotë Edmondi.

Edmond Prenga është pronar i furrës Bon Pan në Romë.

Exit mobile version