https://youtu.be/CaK-RaDhSrU
Zona e Kalasë së Dodës prej 5 ditësh pa energji elektrike. Shiu i akullt, një fenomen i që ndodh pothuajse për çdo vit, ka shkatërruar gjithë rrjetin përçues në fshatrat e Dibrës. Më problematike situata është në Kalanë e Dodës,Lurë e Selishtë. Në fshatrat Shullan, Plostan dhe Vasie të Kalasë së Dodës, pjesa më e madhe e shtyllave dhe e telave përçues janë këputur, duke lënë zonën pa energji. Banorët ankohen se prej 5 ditësh në zonë nuk është parë asnjë elektriçist, madje as nuk u përgjigjen as në telefon.
Ish deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi, tha se është e papranueshme që këta banorë të lihen në terr të plotë.
Situata në këtë zonë pritet të bëhet akoma edhe më problematike pasi kanë rinisur reshjet e dëborës