Ballina Qarku Diber MAT Kabina elektrike në Majtarë të Dibrës, Banorët: Po na rrezikohet jeta e...

Kabina elektrike në Majtarë të Dibrës, Banorët: Po na rrezikohet jeta e fëmijëve

0

Kabinat elektrike janë kthyer në problem në shumë zona rurale të Dibrës, duke bërë që banorët të kërkojnë më shumë siguri. Kjo kabinë ndodhet në fshatin Majtarë dhe është totalisht e ekspozuar për të rrezikuar jetën e fëmijëve të këtij fshati, pasi ndodhet shumë pranë banesave. Banorët e Majtarës kërkojë që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të ndërhyjë sa më parë dhe të sigurojë kabinën. Sipas banorëve nuk është aspak e mjaftueshme vendosja e një tabele që tregon rrezik vdekjeje pasi fëmijët nuk dijnë të lexojnë dhe mund të biejnë në kontakt me rrymën elektrike. Banorët i bëjnë apel OSHEE që të sigurojë kabinën e cila ndodhet vetëm pak metra larg banesave dhe nga momenti në moment mund të bëhet shkak për ndonjë tragjedi të mundshme njerëzore.Nga ana tjetër banorët shprehen se problem mbetet edhe rrjeti i shpërndarjes për shkak se nuk është investuar në të dhe telat janë gati në këputje apo të fiksuar me shkopinj.

https://www.youtube.com/watch?v=9PtIQZpH6L4
Exit mobile version