Ju dogj banesa një ditë më parë, familja Elezi në qiell të hapur, apel për ndihmë

Ju dogj banesa një ditë më parë, familja Elezi në qiell të hapur, apel për ndihmë

Banesa e dy familjeve Elezi në Krastë të Martaneshit u shkrumbua një ditë më parë nga flakët. Zjarri i rënë në njërën nga banesat, shkrumboi gjithçka duke lënë në qiell të hapur dy familjet Elezi me 7 anëtarë. Duke qenë se flakët kanë shkrumbuar çdo gje që kishin brenda, familjet Elezi kanë bërë apel për ndihmë.

Dali e Sefer Elezi kërkojnë që institucionet t’i ndihmojnë pasi me djegien e banesave ata kanë mbetur në qiell të hapur pa një vendstrehimi.

Këto janë pamjet e dëmeve që ka shkaktuar zjarri i një dite më bparë në banesat e familjeve Elezi, ndërsa mjeti zjarrfikës nuk arriti të shkojë në kohë për shkak edhe të largësisë nga Bulqiza.

Duke qenë se jemi në stinën e dimrit, nevoja e këtyre familjeve për ndihmë është emergjente me një vendstrehim, veshmbathje apo ushqimore pasi zjarri i rënë ka shkrumbuar gjithçka pasi nuk është arritur të shpëtohet asgjë, përveç njerëzve që ndodheshin në ato moment në banesë.