Klement Balili në ditën e sotme është vënë para trupës gjykuese për seancën e rradhës. Ndaj Balilit si prova fajësie u rënditen përgjimet telefonike të realizuara nga autoritetet greke në kuadër të një hetimi që po kryhej atje për një organizatë kriminale që trafikonte hashash e kokainë.Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar dënimin me 18 vite burg për të akuzuarin. Kujtojmë se më herët Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Balilit për gjykim të shkurtuar.