Është zbuluar emri i 65-vjeçarit i cili ka humbur jetën ditën e sotme në fabrikën e Pasurimit të Kromit në Bulqizë.
Sipas “shqiptarja”, viktima është indentifikuar si Mustafa Kamishi, 65-vjeç, banues në Bulqizë.
Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.30, në vendin e quajtur fabrika e pasurimit të kromit Bulqizë.
Policia tha se “është ngritur grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje”.