Ballina AKTUALITET IZOLOHEN 25 FAMILJE NGA RRUGEN E ARBRIT FIRMA NDËRTUESE NUK DO T’IA...

IZOLOHEN 25 FAMILJE NGA RRUGEN E ARBRIT FIRMA NDËRTUESE NUK DO T’IA DIJË PËR PREMTIMET

0

25 familje të Lagjes “Migoresh”, NJ.A. Shupenzë, në bashkinë Bulqizë, këtë të mërkurë zhvilluan një protestë për shkak se po mbeten të izoluar nga Rruga e Arbrit. Kjo pasi firma ndërtuese e punimeve ka nisur vendosjen e mbrotësve metalike kufizuese në të dy anët e rrugës duke i izoluar këto familje nga tokat e kullotat e tyre por edhe për tu lidhur me rrugën kryesore, rrugën e Arbrit. Banorët shprehen se kur është bërë projekti i kësaj rruge, u është premtuar nga firma ndërtuese se në këtë pikë do të bëhet ose një nënkalim apo mbikalim për lagjen “Migoresh”, por ky premtim nuk po mbahet. Banorët thonë se kjo rrugë ka qenë rrugë ekzistuese që para kohës së Zogut, si për këmbësorë ashtu dhe për kafshë ngarkese e për automjete. Ky izolim që ka nisur po i bllokon ato nga jeta normale, si për fëmijët që shkojnë në shkollë deri dhe për shërbesat që  u bëhen të vdekurve për në banesën e fundit.

https://youtu.be/fBjRJlv65ZQ

Banorët në këtë protestë deklaruan se do të rezistojmë deri në pikën e fundit për të mos lejuar mbrojtëset metalike në rrugën e Arbrit që na izolon në të dy anët e lagjes.

Enver Doçi

Exit mobile version