I'u arrestua vëllai në operacionin antidrogë. Shkarkohet nga detyra Robert Aga

I'u arrestua vëllai në operacionin antidrogë. Shkarkohet nga detyra Robert Aga

Shkarkohet një ditë pas arrestimit të të vëllait, Robert Aga, shefi i Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Dibrës. Aga, u shkarkua pasi i vëllai, Pajtim Aga, u arrestua nga policia, si pjesë e një rrjeti trafikantësh që kalonte kanabis në formë çokollate nga Greqia, përmes Shqipërisë dhe me destinacion vendet e Bashkimit Evropian. Aga, u bë i njohur për përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, ku shefi i komisariatit të Dibrës, bisedonte me ministrat socialistë, por edhe me deputetë, dhe u akuzua për përfshirje të policisë në zgjedhje.