Itali. Ulet sërish numri i viktimave

Ka vijuar të ulet më tej numri i viktimave si pasojë e pandemisë së koronavirusit në Itali.

Autoritetet e Emergjencave Civile raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndërruar jetën 172 pacientë me koronavirus, pjesa më e madhe e të cilëve vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Lajmi i mirë vjen dhe nga spitalet të cilat raportojnë ulje të pacientëve që po trajtohen në terapi intensive.